Site icon Telegrafi

Mancini: Jemi në finale, por nuk ka mbaruar ende

Roberto Mancini e pranon se Spanja i shkaktoi probleme me ndryshimet e tyre taktike dhe Italisë iu desh të punonte shumë që të arrinte në finalen e EURO 2020 , por sipas tij ende nuk ka mbaruar asgjë.

Azzurrët shkuan në kohën shtesë pasi Alvaro Morata anuloi golin e Federico Chiesas, duke i barazuar shifrat.

“Penalltitë janë mizore. Ishte një kundërshtarë i vështirë, Spanja është një ekip i shkëlqyeshëm që luan shumë mirë. Ne nuk luajtëm siç bëjmë zakonisht, por luftuam fort dhe e dinim se do të ishte kështu”, ka thënë fillimisht për RAI Sport.

Luis Enrique i befasoi të gjithë duke e lënë Alvaro Moratan në bankë, ndërsa në vend të tij luajti me Torres si sulmues.

“Ata na shkaktuan probleme me këtë ndryshim, por më pas morëm koordinatat e duhura dhe nuk rrezikuam shumë. Ne e dinim që nga fillimi që Spanja ishte zotëruesi i posedimit, kështu që ata do të na bënin probleme, por na duhej të rregullonim dhe të luftonim fort”.

“Ekipet e futbollit sulmojnë dhe mbrojnë, ata nuk mund vetëm të sulmojnë. Të dyja kishim raste, të dyja janë skuadra të shkëlqyera, të gjitha ekipet mbrojnë, jo vetëm italianët”, deklaroi Mancini.

Mancini e ka transformuar plotësisht skuadrën që nuk arriti as të kualifikohej në Kupën e Botës 2018.

“Meritat i takojnë djemve, sepse ata besuan në gjithë këto tre vite, por nuk ka mbaruar ende. Duhet të mbledhim forcat, ato që kanë mbetur dhe të përgatitemi për në finale”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/

Exit mobile version