Roberto Mancini këmbëngul se Italia mund të fitojë Euro 2020 dhe se asnjë ekip nuk është më i mirë se ata.
Mancini do të festojë një vit në krye të Italisë më vonë këtë vit, ku puna e tij deri më tani karakterizohet nga një fokus në lojtarët e rinj, dhe italiani beson se ka arsye të optimizmit përpara dy turneve të mëdha.
“Trauma e Kupës së Botës ka kaluar. Ne duhet ta mbajmë këtë në mendje si një paralajmërim, por kemi një detyrë të kthehemi në të menduarit si të mëdhenj”, ka thënë fillimisht Mancini për Corriere della Sera.
“Nuk ka ekipe që janë më mirë se ne. Argjentina nuk mundi të fitonte Copa American me Messin dhe të tjerët nuk e kanë Messin, prandaj pse nuk mund të mendojmë për të fituar Kampionatin Evropian?”.
“Barella, Chiesa, Zaniolo, Romagnoli dhe shumë të tjerë? Po, ne kemi qenë mjaft të guximshëm që të përqendrohemi tek lojtarët e rinj dhe mund të ketë të tjerë, sepse kemi shumë më tepër lojtar të mirë”.
“Kean nuk po luan për Juven, por mund të luaj kudo tjetër, Tonali duhet të luajë në Serie A, Sensi ka kualitet të madh dhe unë gjithmonë mbaj një sy te Pellegri”.
“A e kam identifikuar tashmë Zaniolon e ardhshëm? Ndoshta sepse ne po ndjekim shumë djem të rinj”.
“Lojtarët e rinj janë tema e përbashkët këtu: në dy vjet ne mund të krijojmë një ekip të fortë, i cili mund të bëjë mirë në Euro 2020 dhe të japë shumë në Kupën e Botës në vitin 2022”.
“Insigne dhe Immobile? Ciro duhet të kthehet të shënojë për ekipin kombëtar, si Belotti, Insigne dhe Politano. Pas kësaj, ne do të bëjmë zgjedhjet tona”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/