Roberto Mancini është i lumtur me fitoren ndaj Zvicrës, duke thënë se ata luajnë për të fituar çdo ndeshje në Euro 2020.
Azzurrët morën fitore e dytë radhazi me rezultat identik 3-0 pasi mundën fillimisht Turqinë.
Manuel Locatelli dhe Ciro Immobile, ishin ata që shënuan golat sot, duke bërë që Italia të kualifikohet në mesin e 16-të më të mirave.
“Zvicra është një skuadër e fortë, ne e dinim se do të ishte një lojë e vështirë dhe ishte. Ne kishim rastet, mund të kishim shënuar më herët, por e merituam në fund”.
“Ne po luftonim në minutat e para, por më pas bën presion lart dhe i detyruam të bëjnë gabime. Djemtë dolën vërtet mirë, nuk ishte e lehtë, ndeshja e tyre në pesë ditë:.
“Ne e ndryshuam sistemin për të marrë frymë, pasi ishim të lodhur dhe duhej të bënim disa rregullime”, ka thënë Mancini.
Giorgio Chiellini u dëmtua në pjesën e parë pas një problemi në këmbën e majtë. “Ne do të shohim nesër dhe shpresojmë se nuk është asgjë serioze”, deklaroi ai.
Ndeshja finale e Grupit A me Uellsin do të vendosë fituesin e grupit dhe Mancini siguron që në atë ndeshje luajnë për fitore.
“Ne luajmë për të fituar çdo ndeshje dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne ua kushtojmë këtë fitore të gjithë italianëve”, ka thënë përzgjedhësi italian. /Telegrafi/