Telegrafi

Mancini e ka punën të sigurt

Javier Zanetti thotë se e ardhmja e Roberto Mancinit nuk varet nga kualifikimi apo jo i skuadrës në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët nuk e kanë shijuar garën e madhe evropiane qe disa vite dhe aktualisht ndodhen jashtë zonës (në vend të katërt).

“Objektivi ynë është gjithmonë që të kërkojmë më të mirën dhe të përmirësohemi gjatë këtyre ndeshjeve të mbetura të sezonit”.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë se (mos)kualifikimi në Ligën e Kampionëve nuk do të jetë vendimtar për mbajtjen e Mancinit”.

“Roberto është një trajner i shkëlqyer dhe ne do të përpiqemi ta zëmë vendin e tretë”, ka thënë zëvendëspresidenti i Interit për Mediaset Premium. /Telegrafi/