Telegrafi

Manchester Unitedi refuzon ofertat për Donny van de Beek

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se ka refuzuar ofertat e huazimit këtë muaj për mesfushorin holandez, Donny van de Beek.

Fillimi i jetës së Van de Beek në Old Trafford nuk ka shkuar ashtu siç dikush do ta kishte planifikuar që nga lëvizja e tij verore nga Ajax.

Kjo pasi ylli holandez ka luajtur pak se ka pasur një rol kryesisht të reduktuar në paraqitjet zëvendësuese në Ligës Premier.

Lexo po ashtu Interi ka dy formula për afrimin e Donny Van de Beek

Shkaku i kësaj situate, disa klube të njohura evropiane janë vënë pas tij, duke kërkuar huazimin e Van de Beek së paku deri në verë.

Megjithatë, sipas ESPN, Djajtë e Kuq kanë refuzuar të gjitha propozimet për huazim për Van de Beek.

Unitedi nuk ka në plan ta lejojë largimin, as si huazim, pasi Ole Gunnar Solskjaer dëshiron ta mbajë skuadrën e tij të bashkuar ndërsa kërkon të fitojë Kupën FA, Ligën e Evropës dhe Ligën Premier. /Telegrafi/