Site icon Telegrafi

Manchester Unitedi publikon fanellën e parë për sezonin 2022/23

Klubi anglez, Manchester Unitedi ka publikuar tashmë fanellat e para apo ato që njihen si fanellat për ndeshjet si vendas, të cilat do t’i mbajë veshur në sezonin e ri 2022/23.

Djajtë e Kuq janë të fundit nga ‘gjashtëshja e madhe’ angleze që ka publikuar fanellat për sezonin e ri.

Klubi nga Old Trafford e ka bërë këtë gjatë ditës së sotme (e premte), duke prezantuar fanellën e shtëpisë, e cila është e prodhuar nga kompania Adidas.

Fanella e re është një ndryshim mjaft i guximshëm, me Unitedin që ka zgjedhur një qasje më retro këtë sezon, ndoshta në një përpjekje për të manifestuar formën e tyre të mëparshme.

Kjo fanellë është e gjitha me ngjyrë të kuqe, por me disa detaje, ndërsa befasia është jaka e kthyer pas disa sezonesh.

“Qëndroni në këmbë. Qëndroni krenarë. Dallohuni. Në gjithë lavdinë e saj. Fanella jonë e shtëpisë 2022/23 është në dispozicion tani”, thuhet në njoftim.

Fanella e re është prezantuar nga lojtarë si Bruno Fernandes dhe Scott McTominay, ndërsa befasia ishte prezantimi nga Cristiano Ronaldo, i cili është lidhur me një largim nga Old Trafford. /Telegrafi/

Exit mobile version