Manchester Unitedi është gati ta ‘blindojë’ yllin portugez, Bruno Fernandes, me një kontratë të re me kushte të përmirësuara.
Fernandes ka treguar veten duke u cilësuar një blerje fantastike për Unitedin që kur u bashkua nga Sporting Lisbona.
Ylli portugez ka shënuar dhe asistuar vazhdimisht, ndërsa këtë sezon ka 16 gola dhe 11 asistime në total.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që drejtuesit e klubit nga Old Trafford të mendojnë rinovimin e kontratës së lojtarit me kushte të përmirësuara.
Sipas mediumit The Sun, Unitedi është gati të dyfishojë pagën e Fernandesit gjatë verës me kontratën e re.
Mesfushori kreativ fiton momentalisht 100 mijë funte në javë, ndërsa drejtuesit po mendojnë rinovimin e pagë prej 200 mijë funtesh në javë në mënyrë që ta lidhë atë me Old Traffordin edhe për disa vite. /Telegrafi/