Telegrafi

Manchester United zhgënjen në ndeshjen e dytë, mposhtet në udhëtim nga Tottenhami

Tottenham Hotspur ka fituar ndaj Manchester Unied në derbin e xhiros së dytë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier 2-0.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante, por që në fund golat u shënuan vetëm nga futbollistët vendas.

Dejan Kulusevski tentoi në minutën e 25-të, por goditja e tij u prit nga Andre Onana.

Ishte minuta e 39-të e ndeshjes, kur Spurs gjatë një aksioni goditi dy herë shtyllën me Porron dhe Sarr.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin baras 0-0.

E me të filluar pjesa e dytë vendasit gjetën epërsinë, kur Sarr realizoi nga afërsia për 1-0.

Spurs vazhduan dominimin teksa në minutën e 83-të gjetën edhe golin e dytë.

Ben Davis u asistua nga Ivan Perisic dhe me një goditje të lehtë mposhti Adre Onanan i cili nuk reagoi fare.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Spurs morën fitoren e parë këtë edicion në Ligën Premier, derisa për Djajtë e Kuq është humbja e parë pas triumfit në xhiron e kaluar. /Telegrafi/