Manchester United është vënë pas mbrojtësit të Romës, Kostas Manolas, i cili ka një klauzolë lirimi prej 36 milion eurosh.
Sipas Gazzetta dello Sport, United po këmbëngulur që të nënshkruajë një marrëveshje sa më parë me grekun.
Kjo mund të arrihet pasi ai tashmë është nën menaxhimin e Mino Raiolas.
Katër nga klientët e Raiolas janë transferuar në Old Trafford mes viteve 2016 dhe 2017, por Paul Pogba është i vetmi që është ende në klub.
Një mbrojtës qendror është pozita primare ku Djajtë e Kuq duan ta forcohen këtë verë.
Roma mund të detyrohen ta shes Manolasin nëse nuk arrijnë të kualifikohen për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/