Manchester United ka barazuar 2-2 ndaj Burnleyt, duke vazhduar pa humbje prej se drejtimin e ka marr Ole Gunnar Solskier.
Pjesa e parë ishte shumë e qetë me pak raste për të dyja skuadrat, që nuk rrezikuan aq shumë.
Marcus Rashford provoi i pari në minutën e 18-të, por pa sukses, ndërsa Ashley Barnes u kundërpërgjigj për Burnleyn.
Provuan edhe Mata e Pogba, por gol nuk kishte.
Pa gola pjesa e parë, ndërsa e dyta solli plot katër dhe shumë emocione.
Burnley arriti të shënojë dy herë.
Jack Cork pason te s Ashley Barnes i cili shënon për 1-0 në minutën e 51-të.
Kur pritej që United të barazojë Burnley e shënoi edhe golin e dytë.
Chris Wood shënoi për 2-0.
Por Manchester United nuk u dorëzua. Ishte Paul Pogba që shënoi nga pika e bardhë për ta rihapur ndeshjen.
Në kohën shtesë suedezi Lindelof arriti t’i barazojë shifrat në 2-2.
Pas këtij barazimi United mbetet në vendin e gjashtë me 45 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZuWv8HahQhk