Site icon Telegrafi

Manchester United vërejti një problem mjekësor tek Varane i cili ndikoi në pagën e tij

Manchester United raportohet se e ka rikonstruktuar pagën e Raphael Varane pasi kanë vërejtur një problem tek ai gjatë testeve mjekësore.

Mbrojtësi francez kompletoi një lëvizje prej 34 milionë eurosh nga Real Madridi në gusht të vitit 2021, duke sjellur eksperiencë në vijën e mbrojtjes tek “Djajtë e Kuq”.

Ai ka luajtur një rol vital sezonin e kaluar në Ligën Premier teksa Manchester United përfundoi në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit si dhe ishte një nga lojtarët më të rëndësishme në fitimin e “Carabao Cup”.

Varane këtë sezon nuk ka qenë startues i rregullt për Ten Hag dhe kjo u bë e ditur që nga ndeshja ndaj Cityt në tetor kur ai u la jashtë formacionit startues.

Lexo po ashtu Casemiro mund të jetë ‘viktima’ e parë e revolucionit te Manchester United, largimi që në janar

30-vjeçari ka hasur në vështirësi për të qëndruar i shëndetshëm përgjatë kohës së tij në “Old Trafford” dhe tani është raportuar se United janë në dijeni të problemeve të tij fizike.

Gjunjët e Varanes është vlerësuar se duhet t’i kushtohet një kujdes i veçantë para se ai të nënshkruajë për United.

Kjo ka bërë që klubi të bëjë një rivlerësim të pagës së tij dhe janë fokusuar më shumë tek bonuset në vend se t’i dhurojnë një pagë më të lartë.

Sidoqoftë, përkundër kësaj reprezentuesi francez është ende njëri nga lojtarët që paguhet më së shumti tek United teksa ai përfiotn rreth 250 mijë euro në javë.

Lexo po ashtu Probleme për Man United, një tjetër lojtar i shtohet listës së lëndimeve

Varane konsiderohet ende si një lojtar i vlefshëm tek United ani pse nuk po ushtron një ndikim të madh në fushë.

Ai gjithashtu nuk ka treguar dëshirë për t’u larguar nga klubi, megjithëse kjo mund të ndryshojë nëse minutat e tij në fushë janë të kufizuara./Telegrafi/

Exit mobile version