Telegrafi

Manchester United vazhdon serinë e fitoreve, vendos goli i Sancho

Manchester United ka marr një fitore të madhe ndaj Leicester Cityt me rezultat 1-0 në kuadër të javës së pestë.

Djajtë e Kuq e nisën ndeshjen më mirë duke rrezikuar të parët me Christian Eriksen që rrezikoi në minutën e 11-të, por fati nuk ishte me të.

Në minutën e 23-të erdhi goli, kur Jadon Sancho mori një pasim nga Marcus Rashford, kaloi portierin dhe shënoi për 1-0.

Pas golit ra edhe loja më skuadrat që nuk kishin raste në pjesën e parë.

Në të dytën Leicester rrezikoi me një goditje të James Maddison, por që David de Gea bëri pritje të madhe.

Në minutën e 83-të, Rashford gjuajti, por goditja e tij shkoi jashtë porte.

Pas çaste më pas ishte Cristiano Ronaldo që rrezikoi me një goditje akrobatike, por shkoi jashtë.

Kjo është fitorja e tretë në tri ndeshje për Manchester Unitedin, ku tani kanë 9 pikë. /Telegrafi/

 

Standings provided by SofaScore LiveScore