Telegrafi

Manchester United triumfon me rezultat komod ndaj Evertonit

Manchester United ka triumfuar 2-0 ndaj Evertonit në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Pas 36-të minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me anë të ScottMcTominay, që u asistua prej Jadon Sanchos.

Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua edhe një tjetër.

Ishte Anthony Martial që realizoi për 2-0 në minutën e 71-të,me një asistim të Marcus Rashford.

Pas javës së 30-të,Manchester United është ngjitur në vendin e tretë me 56 pikë, por që mund të zbres sërish në të të katërtin nëse Neëcastle United triumfon ndaj Brentfordit.

Në xhiron e 31-të, Djajtë e Kuq do të kenë punë me Nottingham Forestin. /Telegrafi/