Manchester United ka triumfuar 2-1 ndaj rivalit lokal Manchester City në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premeir.
Ndeshja në “Old Trafford” filloi me kujdes të shtuar, duke ditur për potencialin që posedojnë njëra-tjetra.
Me kalimin e minutave, dy skuadrat tentuan të gjejnë hapësira në fazën defanzive kundërshtare, mirëpo shansi i parë serioz u krijua në minutën e 34-të.
⚔️ Battling on derby day. #MUFC || #MUNMCI pic.twitter.com/E60XuzBD2t
— Manchester United (@ManUtd) January 14, 2023
Marcus Rashford gjendej në zonë të Manchester Cityt, por goditja që lëshoi u bllokua nga mbrojtja e Djajve të Kuq.
City e dominoi këtë pjesë të parë me dominim të topit, por goditjet e tyre në kuadratin e portës munguan.
Në anën tjetër, United kishte dy gjuajte në portë, por që u mungoi konkretizimi dhe fati.
42. Into the final stages of the first half ⌛️
🔴 0-0 🔵 #ManCity pic.twitter.com/MHfS5rm10T
— Manchester City (@ManCity) January 14, 2023
Pjesa e dytë nisi mjaft furishëm, me Citizens që kaluan të parët në epërsi.
Ishte minuta e 60-të e takimit, kur Kevin de Bruyne asistoi te Jack Grealish, për rezultatin 1-0.
Mirëpo, më pas – Djajtë e Kuq nisën përmbysjen, derisa shifrat u barazuan me anë të Bruno Fernandes (78’), me një asistim të Casemiros, por që Marcus Rashford e mbajti portugezin në lojë dhe hutoi lojtarët kundërshtarë.
RASSSHYYYY AT IT AGAIN! 🔥🔥🔥#MUFC || #MUNMCI pic.twitter.com/IqJUg1GK9a
— Manchester United (@ManUtd) January 14, 2023
Pas katër minutash, anglezi u fut në listën e realiztarorëve, ndërsa Alejandro Garnacho ishte asistuesi, për rezultatin 2-1.
Pas javës së 20-të, Manchester United është ngjitur në vendin e tretë me 38 pikë, një më pask se Manchester City.
Në xhiron e 21-të, United takohet me Crystal Palacen, ndërsa City do të ketë përballje sërish të vështirë, tani ndaj Tottenhamit. /Telegrafi/