Telegrafi

Manchester United do të pësojë humbje të mëdha në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve

Manchester United do të humbasë një shumë të madhe parash në rast se eliminohen nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve.

United duhet të mposht sot (e martë) Bayern Munichun në “Old Trafford” dhe të shpresojë për një barazim në ndeshjen mes Kopenhagës dhe Galatasaray, për t’u kualifikuar nga grupi A.

Bayern tashmë ka siguruar kualifikimin nga grupi, pasi kanë fituar katër nga pesë ndeshjet e luajtura por, sidoqoftë kjo nuk e bënë më të lehtë për ekipin e Ten Hag.

Përkundër faktit se një eliminim nga ky kompeticion do të ishte zhgënjyes për Unitedin në fushë, do të kishte një ndikim të madh edhe jashtë saj po ashtu.

Lexo po ashtu Ten Hag i bindur se Man United mund t'i japë fund ecurisë pozitive të Bayernit në Ligën e Kampionëve

Klubet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve marrin para nga UEFA varësisht nga progresi i tyre në këtë kompeticion, pra ato marrin para për çdo ndeshje të luajtur, qoftë nëse fitojnë, barazojnë apo humbasin.

Këtë sezon, United do të përfitonte rreth 8.4 milionë euro në rast se do të përfundonin në pozitën e dytë pas ndeshjes së fundit të grupeve.

Kualifikimi në mesin e 16 më të mirave, do t’u garantonte atyre edhe 9.1 milionë euro shtesë, ndërsa kualifikimi në gjysmëfinale do të bënte qe 10.7 milionë euro të deponoheshin në llogarinë e klubit.

Lexo po ashtu Manchester United i gatshëm të shesë pesë lojtarë në afatin kalimtar të janarit

Si rezultat, United mund të humbasë pothuajse 30 milionë euro në rast se eliminohen nga Liga e Kampionëve./Telegrafi/