Telegrafi

Manchester United me shumë vështirësi fiton si mysafir ndaj Sheffield United

Manchester United ka marr një fitore të rëndësishme si mysafir i Sheffield United me rezultat 2-1 në kuadër të javës së nëntë të Ligës Premier.

Vendasit kishin raste më të mira në start, por Djajtë e Kuq morën avantazhin të parët.

Zhvillohej minuta e 28-të kur Bruno Fernandes gjeti Scott McTominay që shënoi për 1-0

Por rezultati u barazua në minutën e 34-të, kur Oliver McBurnie ishte i saktë nga pika e bardhë për të mposhtur Andre Onanan për 1-1.

Në pjesën e dytë Manchester United shtoi presionin dhe radhiti rastet.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 77-të, kur Diogo Dalot shënoi për 2-1 me një goditje të bukur nga distanca.

Më këtë fitore që është e dyta me radhë, Manchester United ngjitet në pozitën e tetë me 15 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore