Manchester United ka shënuar edhe fitoren e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Djajtë e Kuq kanë triumfuar si mysafirë kundër skuadrës ruse të CSKA Moskës me rezultat 4-1.
Të besuarit e Jose Mourinhos e përfunduan dilemën e fituesit në pjesën e parë kur realizuan tre gola.
Ishte Romelu Lukaku, ai që realizoi qysh në minutën e katërt të takimit, e cila gjë i hapi rrugë golave tjerë.
Më pas ishte rendi i Anthony Martial për të realizuar gol. Francezi shënoi nga pika e bardhë në të 19 minutë.
Lukaku ka realizuar golin e dytë personal në të 27 minutë, përkatësisht të tretin për Djajtë e Kuq.
Aty ku e lanë, aty e vazhduan edhe në pjesën e dytë futbollistët e ekipit anglez.
Henrikh Mkhitaryan shënoi golin e katërt në të 57 minutë dhe të “knock-out” për Unitedin.
Por, rezultatin përfundimtar në sekondën e fundit e vulosi Kuchaev.
Pas kësaj, United zë pozitën e parë të të grupit A, ndërsa CSKA ka tre pikë, po aq sa ka edhe Baseli i vendit të dytë. /Telegrafi/
https://youtu.be/qZsamphCXyA
https://www.youtube.com/watch?v=8jfKdEdCsEA
https://www.youtube.com/watch?v=ek_GduVSgbc