Manchester United ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e PSG-së, Marquinhos.
Mediat angleze shkruajnë se klubi nga “Old Traffordi” kanë kthyer vëmendjen tek Marquinhos pasi Mats Hummels ka vendosur t’i bashkohet Bayern Munich, transmeton KosovaPress.
Sipas mediave në ishull, transferimi i brazilianit do të mund të realizohej vetëm nëse Jose Mourinho do të merr “timonin” e ‘Djajve te Kuq’.
Ndryshe, United është duke e kërkuar edhe mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, i cili është duke menduar largimin nga Madridi.