Manchester United ka prezantuar zyrtarisht Lisandro Martinezin edhe pse transferimi nga Ajaxi ishte kompletuar ditë më parë.
Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
“Lisandro Martinez ka kompletuar transferimin e tij nga Ajax te Manchester United, duke nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e Djajve të Kuq.
“Mbrojtësi ka bërë 177 paraqitje për klubin në karrierë dhe është një përfaqësues i Argjentinës”.
“Ai ka fituar trofe të shumtë, duke përfshirë Kupën e Amerikës 2021 me vendin e tij dhe dy tituj të Eredivisie me Ajax”, shton më tej njoftimi i Manchester United.
Klubi anglez prezantoi edhe Christian Eriksenin në fillim të kësaj jave, duke kompletuar tashmë tre transferime. /Telegrafi/
🔥 Feel the fire.
🔴 @LisandrMartinez is ready to bring the heat to United.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 27, 2022
Ready to fight. Ready to thrive.@LisandrMartinez has arrived 🔥#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 27, 2022
Officially a Red! 🔴
Welcome to Manchester, @LisandrMartinez ✍️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 27, 2022