Site icon Telegrafi

Manchester United prezanton planet ambicioze për të ndërtuar ‘stadiumin më të madh në botë’

Klubi anglez, Manchester United planifikon të ndërtojë një stadium të ri prej 100,000 vendesh pranë Old Trafford ekzistues.

Djajtë e Kuq kanë njoftuar gjatë ditës së sotme (e martë) se kanë në plan për në ndërtuar një stadium të ri, shumë modern dhe me kapacitet më të madh se stadiumi aktual.

“Sot shënon fillimi i një udhëtimi tepër emocionues drejt dorëzimit të atij që do të jetë stadiumi më i madh i futbollit në botë, në qendër të një Old Trafford të rigjeneruar”, ka thënë bashkëpronari i United Jim Ratcliffe.

Stadiumi dhe projekti më i gjerë i rigjenerimit, kanë potencialin për të ofruar 7.3 miliardë funte shtesë në vit për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, e cila sjell përfitime sociale dhe ekonomike në shkallë të gjerë për komunitetin dhe rajonin më të gjerë, duke përfshirë krijimin e mundshëm të 92,000 vendeve të reja të punës, më shumë se 17,000 njësi banesore të reja si dhe nxitjen e 1.8 milionë vizitorëve shtesë në vit.

Imazhet konceptuale dhe modelet e shkallëzuara se si mund të duket stadiumi i ri dhe zona përreth u zbuluan të martën nga Foster + Partners, grupi i arkitekturës i caktuar për të projektuar zonën e stadiumit. Këto do të ofrojnë një masterplan për punë më të detajuara fizibiliteti, konsultimi, projektimi dhe planifikimi ndërsa projekti hyn në një fazë të re. /Telegrafi/

 

Exit mobile version