Manchester United ka prezantuar fanellën e dytë për edicionin 2023-24.
Djajtë e Kuq në fakt e kanë rikthyer ngjyrën e gjelbër në fanellat e tyre dhe tifozët kanë mbetur të mahnitur nga dizajni dhe bukuria e fanellës së tretë.
Fanella e parë e Djajve të Kuq është me ngjyrën tradicionale e kuqe me të cilën futbollistët kanë luajtur tanimë në ndeshje miqësore.
New travel essential: unlocked 🔓
— Manchester United (@ManUtd) July 24, 2023
Ndërkohë United fanellën e tretë e kanë krejtësisht të bardhë, derisa e dyta tani është e gjelbër me vija të bardha dhe të kuqe.
Fanella e re është pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe pritet të ketë shitje rekord, pasi ka kohë që tifozët kërkojnë rikthimin e ngjyrës së gjelbër në fanellë. /Telegrafi/
💚 Manchester made.
🌍 Worn worldwide.Out now: United's 2023/24 away shirt by @adidasFootball ⬇️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 24, 2023