Dihet mirë se Manchester United prej vitesh ka pasur probleme me stadiumin e tyre ikonik “Old Trafford”. Investimi i pamjaftueshëm në rinovimin e infrastrukturës nga pronarët e shumicës, familja amerikane Glazer, ka bërë që stadiumi legjendar të mbetet pas stadiumeve më moderne në botë ndër vite.
Problemet lidhen me çatinë e stadiumit, e cila rrjedh sasi të madhe uji herë pas here gjatë shiut të dendur.
Pas kthimit në Man United, Cristiano Ronaldo theksoi se kushtet e punës ishin të njëjta si kur u largua nga klubi për një transferim te Real Madridi. Që nga ardhja e Sir Jim Ratcliffe në strukturën e pronësisë, është biseduar për ndërtimin e mundshëm të një stadiumi të ri dhe këto plane duhet të përcaktohen në të ardhmen e afërt.
Ndërkohë, Manchester United po përballet edhe një herë me përbuzjen e tyre ndaj “Old Trafford”.
Daily Mail raporton se stadiumi është prekur nga një infektim i minjve. Kjo thuhet se u zbulua gjatë një vizite të fundit nga inspektorët e higjienës, duke rezultuar që klubit t’i jepet një vlerësim me dy yje, shumë më poshtë se maksimumi pesë yje.
Zyrtarët e klubit kanë nisur bashkëpunimin me partnerët e kontrollit dhe po zbatojnë një sërë masash që synojnë zgjidhjen e problemit. Inspektorët thuhet se gjetën prova të aktivitetit të minjve në lokalet e biznesit në katin e parë dhe në kioskën që u shet ushqim tifozëve.
Kjo bëri që vlerësimi i higjienës së ushqimit të bie nga katër yje në dy – dhe urdhëruan që të bëhen përmirësime. Problemi lidhet me vendndodhjen e stadiumit mes kanalit dhe linjës hekurudhore. Problemi shpesh përkeqësohet nga temperaturat më të ftohta në dimër, duke bërë që minjtë të gravitojnë drejt zonave më të ngrohta dhe më të mbrojtura.
Anglezët raportojnë se kontrollorët tani vizitojnë “Old Traffordin” nga katër deri në pesë herë në javë. Ata gjithashtu theksojnë se asnjë nga dy gjetjet nuk ka qenë në një vend ku përgatitet ushqimi. Ky problem është i fundit në një seri që lidhet me stadiumin, i cili fillimisht u ndërtua në vitin 1910. /Telegrafi/