Manchester United ka qenë i lidhur fort me një lëvizje për Michael Olise, i cili luan si sulmues anësor te Crystal Palace.
22-vjeçari është një talent i madh dhe ka zgjuar interesimin e gjigantit anglez që duan transferimin e një sulmuesi anësorë.
Këtë edicion, reprezentuesi i Francës U21, Olise ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë vetëm një asistim deri më tani.
Ai mund të luajë në krahun e djathtë ose të luajë si mesfushor nëse është e nevojshme, që do të thotë se ai do të ishte një opsion i vlefshëm për Erik ten Hag .
Djajtë e Kuq kanë vuajtur përpara portës këtë sezon dhe nënshkrimi i Olise, një i ri relativisht i provuar në Ligën Premier, mund të jetë një vendim i frytshëm.
Për talentin e madh francez interesim ka shprehur edhe Chelsea, por United duken më të vendosur për të nënshkruar me të.
Crystal Palace nga ana tjetër synon që nga shitja e tij të fitoj rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/