Manchester United ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Nottingham Forest, në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë ishte shumë e varfër sa i përket rasteve për gol, me të dy skuadrat që më shumë i kushtonin rëndësi fazës defanzive dhe prisnin një gabim eventual të njëra tjetrës.
I tërë spektakli u zhvendos në pjesën e dytë, aty ku u shënuan që të tre golat e kësaj përballjeje.
Diogo Dalot (56’) kishte mundësinë e artë për t’i dhënë avantazhin “Djajve të Kuq” por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Nicolas Dominguez (64’) pranon një super pasim brenda zonës nga Gonzalo Montiel dhe shënon për 1-0 duke lënë pa asnjë mundësi Andre Onanan.
A goal made in Argentina! Gonzalo Montiel assist and Nicolás Domínguez scores!https://t.co/q10pXx1N1u
— Roy Nemer (@RoyNemer) December 30, 2023
Manchester United më pas mori iniciativën ku edhe arritën që përmes Marcus Rashford (78’) të barazojnë shifrat në 1-1 pas asistimit të Alejandro Garnachos.
Great work from Garnacho to assist Rashford 🎯 https://t.co/79cxNCMCrC
— United Zone (@ManUnitedZone_) December 30, 2023
Vendasit arritën që të kalojnë përsëri në avantazh kur në minutën e 82-të pas një kundërsulmi të shpejtë, Morgan Gibbs White shënoi për 2-1 pas asistimit të Anthony Elangas, gol ky që në fund doli të ishte i fitores.
https://twitter.com/FootColic/status/1741174995588431949
Pas kësaj humbje, “Djajtë e Kuq” gjejnë veten në pozitën e shtatë në tabelën e klasifikimit në Ligën Premier me 31 pikë të grumbulluara.
Ndeshjen e ardhshme në ligë United do ta luajë më datë 14 janar, ku do të jetë nikoqir i Tottenhamit në “Old Trafford”./Telegrafi/