Telegrafi

Manchester United ‘pazar’ te Valencia, kërkohen tre yje

Skautët e Manchester United ishin prezent në ndeshjen ku Valencias e fitoi ndaj Lille me rezultat 4-1.

Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll “Plaza Deportiva”, ‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar për tre lojtarë të Valencias, dy prej të cilëve ishin në fushë në ndeshjen e fundit.

I pari është mbrojtësi i majtë spanjoll, 24-vjeçari Jose Gaya.

Ai nuk ka luajtur për asnjë klub tjetër përveç Valencias, por ka bërë përshtypje këtë sezon me klubin, ku ka bërë nëntë paraqitje shumë të mira.

Lojtari tjetër, që klubi anglez interesohet është mesfushori 22-vjeçar Carlos Soler.

Kontraktuar e tij me Valencian skadon në vitin 2021, ndërsa ka humbur 11 ndeshje këtë sezon shkaku i dëmtimit, por sa herë ka luajtur ka treguar formë të lartë.

Në fund është sulmuesi 19-vjeçar, Ferran Torres.

I riu spanjoll ka shkëlqyer në krahë te Valencia këtë sezon dhe këmbët e tij të shpejta dhe kalimet e saktë kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. /Telegrafi/