Telegrafi

Manchester United ofertë prej 45 milionë euro për Malcom

Manchester United është të bëjë ofertë për yllin e ri të Bordeaux, Malcom, në vlerë prej 45 milionë euro.

Trajneri i United, Jose Mourinho, i ka kërkuar kryesisë së klubit brazilianin që është ndër perspektivë në Evropë dhe Ed Woodward, do të tentojë ta blejë që në janar.

Mësohet se Bordeaux ka kërkuar mbi 60 milionë euro.

Lexo po ashtu Bayerni e gjen zëvendësuesin e Robbenit në Ligue 1, gati 40 milionë euro për Malcom

Presidenti i klubit francez, Stephane Martin, ka thënë se lojtari nuk do të lejohet të kalojë në janar, vetëm gjatë verës.

Kjo pasi klubi ku luan Malcom është në pozitë të keqe në Ligue 1, pasi mbanë pozitën e 15-të.

‘Djajtë e kuq’ edhe pse po zhvillojnë një sezon të mirë, kërkojnë përforcime.

Gjatë verës dështoi transferimi i Ivan Perisic nga Interi, dhe portugezi vazhdon ë kërkojë anësor.

Mësohet se edhe Arsenal janë në garë për Malcom. /Telegrafi/