Manchester United shpreson që Interi do të nënshkruajë përfundimisht me Alexis Sanchezin, që t’iu hapet rruga për të nënshkruajë me Erling Braut Haaland.
Interi e mori Sanchez si huazim gjatë muajit gusht, dhe sulmuesi nuk do të kthehet në janar, pasi pësoi një dëmtim në tendin.
Sidoqoftë, “The Athletic” shkruan se United nuk e mendon kthimin e lojtarit duke “shpresuar” se Nerazzurrët do ta përfundojë marëveshjen duke e blerë përfundimisht.
United po shpreson që ta blejë sulmuesin Haaland, me menaxherin Ole Gunnar Solskjaer që i ka kërkuar ‘skautit’ të tij personal t’i shoh nga afër ndeshjet e RB Salzburg.
19-vjeçari është një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, ku edhe klubet italiane si Juventus dhe Napoli, janë vënë pas tij.
Për norvegjezin mund të pritet vera, ndërsa në janar me shumë gjasë do të shkojë Mario Mandzukic në Old Trafford. /Telegrafi/