Telegrafi

Manchester United nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Watford

Manchester United nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj Watford në ndeshjen që u mbyll 0-0.

‘Djajtë e Kuq’ e nisën shumë mirë ndeshje, duke radhitur disa raste, me Cristiano Ronaldon dhe Bruno Fernandesin.

Goli erdhi në minutën e 16-të, por Ronaldo ishte në pozitën jashtë loje.

Rastin e fundit në pjesë e parë e kishte Bruno, po nuk ishte i saktë.

Watford rrezikoi e para në fillimin e pjesës së dytë me Samir, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë.

Anthony Elanganuk arriti ta kompletojë një aksion shumë të mirë, duke goditur jashtë në minutën e 56-të.

Në minutën e 68-të, Cristiano Ronaldo kishte rast të mirë, por pa suksese.

Jadon Sancho kishte rastin e fund në ndeshje për Man Utd në minutën e 90-të, por shifrat nuk ndryshuan.

Ndeshja u mbyll pa gola, duke bërë që skuadrat t’i ndajnë pikët. /Telegrafi/