Bordi drejtues i Manchester United, i udhëhequr nga shefi Omar Berrada, kanë identifikuar Xavi Hernandez si zëvendësuesin e mundshëm të trajnerit aktual Erik Ten Hag.
Diskutimet janë duke u zhvilluar mes palëve rreth ardhjes së mundshme të Xavit gjatë javëve në vazhdim, ka raportuar Sky Sports.
Mes vështirësive që po kalojnë këtë sezon me rezultate të dobëta, klubi është i etur që të ‘ringjallet’ dhe t’i tejkalojë ato.
Xavi është në dijeni të këtyre vështirësive nëpër të cilat po kalon Unitedi dhe për këtë ka kërkuar nga drejtuesit e klubit mbështetje të plotë.
Sidoqoftë, tekniku spanjoll nuk është emri i vetëm që po lakohet në media në mesin e kandidatëve të mundshëm për stolin e ‘Djajve të Kuq’.
Më herët janë përmendur edhe emra të tillë si Eddie Howe dhe Edin Terzic, me këtë të fundit që momentalisht është i lirë pas largimit nga Dortmundi.
United së fundmi pësoi humbje në udhëtim ndaj West Hamit me rezultat 2-1 dhe do të kërkojë rikthimin tek fitoret javën e ardhshme ku do të presin në shtëpi skuadrën e Chelseat./Telegrafi/