Telegrafi

Manchester United merr vetëm një pikë ndaj Newcastlit

Manchester United ka barazuar pa gola me Newcastle United në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Ishte minuta e 13-të e takimit, kur Jadon Sancho kishte një mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij ishte e pasaktë.

Joelinton (25’) më pas kishte mundësinë që t’i kalonte mysafirët në epërsi, por goditja e tij të njëpasnjëshme ishin të bllokuara nga shtylla.

Në minutën e 48-të, Cristiano Ronaldo ia doli të tunde rrjetën e Magpies, por që goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Më pas, Djajtë e Kuq (59’), kërkuan penallti, mirëpo VAR-i bëri të ditur se nuk kishte asnjë ndërhyrje.

Deri në fundi, djelmoshat e Erik Ten Hag tentuan që të largoheshin me tri pikë nga ky takim, mirëpo mbrojtaj mysafire ishte e pathyeshme.

Pas javës së 11-të, Manchester United gjendet në vendin e pestë me 16 pikë, ndërsa në xhiron e 12-të do kenë punë me Tottenhamin. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore