Telegrafi

Manchester United merr një përditësim shqetësues për lëndimin e Varanes

Raphael Varane mund të mungojë deri në gjashtë javë për shkak të një lëndimi, sipas Sky Sports. 

Varane u zëvendësua në pjesën e parë në fitoren ndaj Nottingham Forest, megjithëse komentet e Erik ten Hag pas ndeshjes sugjeruan se lëvizja ishte një masë paraprake.

“Ai kishte ankesa, ne nuk donim ta rrezikonim”, kishte thënë trajneri holandez kur u pyet për lëndimin e francezit.

Lexo po ashtu Marcos Alonso refuzon marrëveshjen dyvjeçare nga Man United për një arsye

“Ne e dimë se kemi Harry Maguire dhe Victor Lindelof, zëvendësues të mirë. Pra, ne nuk rrezikojmë, por cila është ankesa dhe nëse është vërtet e keqe, nuk e dimë. Duhet të presim”.

Lëndimi i Varane mund të hapë rrugën për Victor Lindelof që të luajë më shumë tani.

Mbrojtësi suedez nuk ka filluar ende një ndeshje këtë sezon dhe tani shpreson ta dëshmojë vetën. /Telegrafi/