Manchester United ka shënuar fitore ndaj Bodo Glmit me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Evropës.
Djajtë e kuq gjetën golin që në rastin e parë, kur portieri mysafir Nikita Haikin bëri një gabim e ku përfitoi Alejandro Garnacho që shënoi për 1-0.
Bodo Glimt barazoi shifrat në minutën e 19-të, kur Hakon Evjen gjeti rrjetën për 1-1.
Pas katër mintuash, norvegjezët morën epërsinë në ndeshje me golin e shënuar nga Philip Zinckernagel për 2-1.
Por pa u mbyllur pjesa e parë, Rasmus Hojlund shënoi për 2-2.
Me të filluar pjesa e dytë, danezi arriti të shënojë në minutën e 50-të për 3-2.
Edhe pse rastet nuk munguan deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Man Utd mori fitoren e dytë, dhe tani me 9 pikë mban vendin e 12-të. /Telegrafi/