Manchester United ka triumfuar 2-0 ndaj Nottingham Forestit në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premeir.
Ishte minuta e 20-të e takimit kur vendasit kërkuan penallti për një lojë me dorë nga Harry Maguire, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari Simon Hopper bëri të ditur se loja duhej të vazhdonte.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 32-të, kur Antony realizoi nga afërsia për 1-0.
⏸ We lead at the break! 💪 #MUFC || #NFOMUN
— Manchester United (@ManUtd) April 16, 2023
Bruno Fernandes (57’), e goditi shtyllën horizontale, por topi do të ishte futur brenda nëse nuk do të prekej nga portieri Kylor Navas.
Ishte minuta e 76-të e takimit kur Antony Asistoi te Diogo Dalot, që realizoi për 2-0, për t’i siguruar ekipit të tij tri pikë.
Pas javës së 31-të, Manchester United është në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa në xhiron e 32-të do të kenë punë me Tottenhamin. /Telegrafi/