Site icon Telegrafi

Manchester United me rrjetin e vet social!

Brand Republic thotë se Man United dëshiron që të jetë më afër tifozëve të saj, të cilët janë afër klubit, ndërsa njëri prej tregjeve më atraktive është ai aziatik ku numri i telefonave të mençur është në rritje të shpejtë.

Për ta realizuar këtë projekt, Manchester United ka angazhuar agjencinë e marketingut SapientNitro, me qëllim të zbatimit të strategjisë së saj digjitale, komunikimin digjital të marketingut, si dhe përvojën online të cilën e marrin tifozët e saj.

Gjatë disa viteve të fundit, SapientNitro ka trajtuar marketingun dhe teknologjinë e kompanive të njohura botërore si ADT, Air Canada, AT & T, Burger King, Carnival Cruises, Citi, Coca-Cola, Conde Nast, H & R Block, JCPenney, Kraft dhe Mercedes AMG.

Me sa duket, Man United nuk dëshiron të varet nga rrjetet tjera sociale si Facebook ose Tëitter, ndërsa me një numër prej 500 milionë fansave, ajo shumë shpejtë do të mund të krijojë pozicion të mirë në treg, dhe të tërheq reklamuesit e jashtëm, gjë e cila nënkupton edhe më shumë para për klubin e trofeshëm anglez. / Telegrafi /
 

Exit mobile version