Manchester United ka shënuar fitore ndaj Crystal Palaces me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.
Ndeshja nisi në favor të Djajve të Kuq që fituan penallti që në minutën e gjashtë.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Bruno Fernandes që shënoi për 1-0.
Bruno Fernandes goal (1-0) #MUFC#MUNCRY pic.twitter.com/fUsG2wDoJA
— Ahmed Atef (@ahmedmesk471) February 4, 2023
Manchester United kishte disa raste në pjesën e parë për të shtuar epërsinë, por Wout Werghost, Marcus Rashford dhe Fred nuk ishin të saktë.
Krejt cka bën mysafirët ishte një goditje e Jeffrey Schlupp, por që u prit nga David de Gea.
Djajtë e Kuq arritën të shënonin golin e dytë në ndeshje në minutën e 62-të, kur Luke Shaw gjeti Rashfordin, i cili shënoi për 2-0.
https://twitter.com/alexgattuso_/status/1621911914317058048
Por gjërat u komplikuan për gjigantin anglez në minutën e 70-të, kur Casemiro u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Nga kjo përfunduan mysafirët, kur shënuan në minutën e 76-të me Jeffrey Schlupp për 2-1.
https://twitter.com/Chelsea77534464/status/1621913919345360898
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Manchester United mori fitoren e 13-të sezonale, dhe me 42 pikë është në vendin e tretë. /Telegrafi/