Manchester United ka barazuar rezultatin ndaj Villarrealit në 1-1 në finalen e Ligës së Evropës.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 në të mirë të spanjollëve që kishin shënuar që në rastin e parë serioz.
Zhvillohej minuta e 29-të, kur Daniel Parejo dhe Gerard Moreno, kombinojnë bukur së bashku me këtë të fundit që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/br_goal/status/1397636739708116992
Pjesën e dytë United e nisën me vrull, duke e kërkuar golin e barazimit,
Fillimisht në minutën e 53-të anglezët pretenduan për penallti, por që huk u dha pasi u shikua VAR nga gjyqtari Clemente Turpin
Por disa minuta më vonë, në minutën e 56-të ishte Edinson Cavani që ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të tundur rrjetën për 1-1.
https://twitter.com/wyngback/status/1397647825580617729
Edhe ky gol u pranua pasi u shikua VAR.
Minutat e mbetura pritet të jenë të zjarrta, pasi kemi të bëjmë me dy skuadra që kanë dëshirë të sulmojnë. /Telegrafi/