Telegrafi

Manchester United – Kopenhaga, publikohen formacionet zyrtare

Manchester United do të përballet me Kopenhagen në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin “RheinEnergieStadion” të Kolnit.

Për këtë ballafaqim, Ole Gunnar Solskjaer do të jetë pa Phil Jones dhe Luke Shaw që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Kopenhaga nuk mund të llogarisë në Fischer, Santos, Sigurdsson dhe Thomsen, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Manchester United: Romero, Wan-Bissaka, Maguire, Bailly, Williams, Fred, Pogba, Fernandes, Martial, Greenwood, Rashford.

Formacioni startues i Kopenhagen: Johnsson, Varela, Nelsson, Bjelland, Boilesen, Zeca, Stage, Biel, Wind, Falk, Daramy. /Telegrafi/