Site icon Telegrafi

Manchester United ka marr vendim përfundimtar për Ronaldon, trajneri Ten Hag e shpjegoi situatën

Cristiano Ronaldo u larguar nga skuadra e Manchester United dy ditë më parë dhe nuk do të jetë me Chelsean në fundjavë.

Ai u dënua nga Manchester United pasi nuk pranoi të futet në lojë ndaj Tottenham që skuadra e tij e fitoi 2-0.

“Cristiano nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester United për ndeshjen kundër Chelseat, që luhet të shtunën. Pjesa tjetër e skuadrës po përgatiten së bashku për atë ndeshje”, kishte njoftuar Man United në faqen e tyre zyrtare.

Megjithatë, trajneri i United, Erik ten Hag, ka folur për portugezin duke thënë se llogaritë në të.

“Unë llogaris te Ronaldo deri në fund të sezonit. Unë nuk llogaris në të për ndeshjen me Chelsean, dhe pas kësaj ne vazhdojmë. Cristiano mbetet një pjesë e rëndësishme e ekipit dhe unë besoj tek ai deri në fund të sezonit, po”.

“Ai nuk është në skuadër, por po stërvitet për të mbajtur formën për ndeshjen e radhës kundër Sheriff Tiraspol. Unë e dua atë në skuadër dhe të përfshirë në çdo lojë, sepse ai ka ndikim”, deklaroi trajneri holandez.

Nga dhjetë paraqitje në kampionat, Ronaldo luajti titullar vetëm në tri, ndërsa në dy derbit e fundit, kundër Man Cityt dhe Tottenhamit, as që u fut në lojë. /Telegrafi/

Exit mobile version