Telegrafi

Manchester United humbet një lojtar të rëndësishëm për duelin ndaj Liverpoolit

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, do të mungojë në sfidën ndaj Liverpoolit në “Anfield” vikendin e ardhshëm.

Reprezentuesi portugez mori kartonin e tij të pestë këtë sezon në Ligën Premier, në humbjen e thellë me rezultat 3-0 ndaj Bournemouth pas një diskutimi me gjyqtarin e ndeshjes Peter Bankes.

Fernandes ka qenë një faktor kyç për teknikun Erik Ten Hag deri më tash këtë sezon, por nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë ekipin ndaj Liverpoolit në formë.

United u mendua se lanë pas problemet me rezultate, kur e mposhtën Chelsean me rezultat 2-1 në “Old Trafford” në mesjavë, falë dy golave nga McTominay.

Lexo po ashtu Manchester United shokohet në “Old Trafford” nga Bournemouth

Sidoqoftë, kjo formë e mirë e tyre nuk zgjati shumë dhe ata u ‘shkatërruan’ në “Old Trafford” nga Bournemouth që shënuan tre gola.

29-vjeçari ka qenë autor i tre golave dhe tri asistimeve deri më tash këtë sezon në Ligën Premier, pas 16 ndeshjeve të zhvilluara./Telegrafi/