Telegrafi

Manchester United – Huddersfield: Formacionet zyrtare, Hadëgjonaj startues

Dy ekipet me objektiva shumë të ndryshme takohen sot në stadiumin Old Trafford.

Manchester United është nikoqir i Huddersfield, ku Ole Gunnar Solksjaer do të rikthehet si trajner para shikuesve ku u bë i famshëm si lojrar.

Pavarësisht problemeve dhe shkarkimit të Jose Mourinhos, United ka humbur vetëm një nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në Ligën Premier.

Huddersfield ka një fitore kundrejt dy humbjeve në tri takimeve e gjertanishme me Djajtë e Kuq gjersa në pesë ndeshjet e fundit i kanë të gjitha pësime.

Theksojmë se Manchester United zë pozitën e gjashtë të renditjes tabelore me 29 pikë gjersa mysafirët deri më tani kanë arkëtuar dhjetë pikë dhe gjenden në vendin e 19-të.

Man. Utd: De Gea, Dalot, Jones Lindelof, Shaw, Fred, Matic, Pogba, Mata, Lingard dhe Rashford.

Huddersfield: Lossl, Kongolo, Billing, Kachunga, Mbenza, Depoitre, Pirtachard, Zanka, Schindler, Hadërgjonaj dhe Durm.