Site icon Telegrafi

Manchester United futet në garë për transferimin e Eriksen

Christian Eriksen ka mbetur një futbollist i lirë dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Mesfushori danez nga janari luajti për Brentfordin në Ligën Premier ku kishte një kontratë gjashtë mujore.

Në 11 paraqitje danezi shkëlqeu duke shënuar një gol e duke asistuar në katër të tjerë.

30-vjeçari ka shumë oferta para vetës pasi klube tëndryshme si në Angli ashtu edhe në shtetet tjera janë duke kërkuar transferimin e tij.

Mirror së fundmi ka raportuar se edhe Manchester United i është bashkuar garës për transferimin e danezit.

Eriksen kërkohet gjithashtu nga Tottenham Hotspur, Everton, Aston Villa dhe Newcastle United.

Për danezin një opsion interesant mbetet edhe Ajaxi që po kërkon rikthimin e tij në Amsterdam. /Telegrafi/

Exit mobile version