Telegrafi

Manchester United fiton si mysafir ndaj Granadas në ndeshjen e parë çerekfinale

Manchester United ka shënuar fitore si mysafir ndaj Granadas me rezultat 2-0 në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës.

Ndeshja doli të jetë e fortë dhe e luftuar nga të dy skuadrat, gjë që solli shumë pak raste.

Në rastin e parë serioz Manchester United arriti të shënojë gol.

Ishte minuta e 31-të kur Victor Lindelof pason një top të gjatë te Marcus Rashford i cili e pranon afër zonës dhe me një goditje të bukur shënon për 1-0.

Granada ka mundur të barazojë kur Yangel Herrera pranoi një top, por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Pjesa e dytë nuk solli shumë raste për shënim, por United edhe në këtë pjesë ishte më mirë.

Rastin më flagrant e kishte Bruno Fernandes në minutën e 83-të, por goditja e tij u prit nga Rui Silva.

Portugezi arriti të shënojë në minutën e 90-të nga pika e bardhë për 2-0.

United mori një fitore të madhe si mysafir, duke bërë që me një këmbë të jetë në gjysmëfinale. /Telegrafi/