Site icon Telegrafi

Manchester United fiton me përmbysje përballë Sheffield United

Manchester United ka fituar 4-2 në shtëpi përballë Sheffield United në kuadër të ndeshjes që ishte programuar për javën e 29-të në Ligën Premier.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Jayden Bogle, që u shënua në minutën e 35-të.

Por, Djajtë e Kuqi i barazuan shpejtë shifrat në 1-1, kur Harry Maguire pranoi një asistim nga Aljenadro Garnacho në minutën e 42-të.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Sheffieldin, që e riktheu epërsinë me golin e Brereton Diaz, që e realizoi në minutën e 50-të, ndërsa Osborn ishte asistuesi.

Mirëpo, 11 minuta më vonë, Manchester United fitoi një penallti dhe nga 11 metra i saktë u tregua Bruno Fernandes që realizoi për 2-2.

Portugezi ishte heroi i ekipit që drejtohet nga Erik ten Hag, pasi realizoi në minutën e 81-të për 3-2 nga një asistim i Kobbie Mainoo.

Fitoren e Unitedit e vulosi Rasmus Hojlund, kur shënoi katër minuta më vonë, me Brunon që ishte në rolin e asistuesit.

Me këtë fitore, Manchester United është ngjitur në vendin e gjashtë me 53 pikë, ndërsa në xhiron e 34-të takohen me Burnleyn. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version