Telegrafi

Manchester United fiton ndaj WBA, vendos goli nga penalltia i Fernandes

Manchester United ka arritur të marr një fitore të vështirë ndaj WBA-së në “Old Trafford” me rezultat të ngushtë 1-0.

Ndeshja nisi më mirë për Manchester United që kishte dy raste të mira me Anthony Martialin, por që nuk arriti të shënonte.

Edhe WBA provoi të kundërpërgjigjet në pjesën e parë, por edhe përkundër mundësisë me Kyle Bartley, nuk ia dolën.

Pjesa e dytë e solli edhe golin e vetëm të takimit.

Juan Mata harkoi në zonë, ku një mbrojtës i WBA luajti me dorë dhe gjyqtari e gjykoi për penallti.

Nga pika e bardhë ishte i saktë pas dy tentimesh, Bruno Fernandes për 1-0, në minutën e 56-të.

Të dy skuadrat kishte raste pas golit, por rrjetat heshtën, duke bërë që United të marrin fitoren e dytë me radhë.

Me këtë fitore United ngjitet në vendin e nëntë me 13 pikë. /Telegrafi/