Telegrafi

Manchester United fiton ndaj Burnley dhe kalon në çerekfinale të EFL Cup

Manchester United ka siguruar çerekfinalet e EFL Cup duke e mposhtur Burleyn me rezultat 2-0.

Djajtë e kuq duke iu bashkuar Neëcastle, Wolves, Leicester City, Nottingham, Charlton dhe Southamton,.

Çerekfinalisti i fundit do të mësohet nga dueli i zjarrtë mes Manchester City dhe Liverpool që zhvillohet të enjten nga 21:00.

Man United mposhti Burnley falë golave të Christian Eriksen dhe Marcus Rashford, në secilën pjesë nga një.

Nottinghami triumfoi 4-1 në fushën e Blackburn Rovers.

Charlton dhe Brighton luajtën baras, me vendasit që u treguan më të saktë duke eliminuar klubin e Ligën Premier./Telegrafi/