Manchester United e ka liruar Zlatan Ibrahimovicin duke e vënë në listën e shitjeve.
Ibrahimovic do të jetë edhe pesë muaj jashtë fushave dhe nuk e ka vazhduar kontratën.
“Klubet e Ligës Premier të sezonit 2016/17 e kanë dorëzuar listën me lojtarët që do t’i mbajnë edhe sezonin e ardhshëm dhe kush nga ta do të lirohet”.
Kjo është një goditje për Ibrahimovicin, i cili ishte një prej më të mirëve me një sezon të jashtëzakonshëm.
Ish sulmuesi i Paris Saint-Germain, Barcelonës dhe Juventusit shënoi 28 gola në 46 paraqitje.
35-vjeçari dëmtoi ligamentin e gjurit në çerekfinale të Ligës së Evropës me Anderlechtin. /Telegrafi/