Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të verës.
Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Djajtë e Kuq dhe ende nuk ka pranuar rinovimin e saj.
Megjithatë drejtuesit e gjigantit anglez po bëhen gati për ta gjetur zëvendësuesin e tij dhe tanimë kanë e kanë gjetur atë në Ligue 1.
Fjala është për mesfushorin e talentuar të Olympique Marseille, Boubacar Kamara që ka shkëlqyer në Ligue 1 sezoneve të fundit.
22-vjeçari është në të njëjtën situatë si Pogba, pasi është futur në vitin e fundit të kontratës me Marseillen.
Kamara nuk ka pranuar rinovimin dhe po pret ofertat, derisa drejtuesit e gjigantit anglez në janar synojnë të gjejnë një marrëveshje për kontratë me lojtarin në mënyrë që t’iu bashkohet atyre në verë si transferim i lirë.
Gjithsesi në garë për të mbesin edhe Bayern Munich, PSG dhe RB Leipzig. /Telegrafi/