Site icon Telegrafi

Manchester United dhuron spektakël dhe fiton me rikthim ndaj Romës

Manchester United ka shënuar fitore në “Old Trafford” me rezultat 6-2 ndaj Romës, duke bërë një hap gjigant drejt finales në Ligën e Evropës.

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Evropës doli të jetë e bukur dhe me shtatë gola të shënuar, ku Roma e mbylli në epërsi me rezultat 2-1.

Ndeshja nisi më mirë për anglezët që gjetën golin që në minutën e nëntë. Edinson Cavani pasoi te Bruno Fernandes që gjeti rrjetën për 1-0.

Por në minutën e 14-të Roma fitoi penallti. Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Lorenzo Pellegrini që shënoi për 1-1.

Italiani i ri ishte vendimtar edhe në minutën e 34-të kur asistoi te Edin Dzeko që shënoi për 2-1.

Pjesa e dytë ishte krejt tjetër, duke bërë që Manchester United ta shkel Romën, si me lojë ashtu edhe me gola.

Më të filluar pjesa e dytë Bruno Fernandes pason te Edinson Cavani që shënoi për 2-2.

Në minutën e 64-të ishte sërish i njëjti lojtar që gjeti rrjetë për 3-2. Ky ishte goli i dytë i Cavanit në këtë ndeshje.

Bruno Fernandes gjeti rrjetën në minutën e 71-ti për 4-2, duke larguar dilemën e fituesit.

Në minuën e 75 ishte radha e Paul Pogbas që shënoi për 5-2, duke i dhënë një hap të madh Unitedit drejt finales.

Krejt në fund, Mason Greenwood shënoi për 6-2, duke konfirmuar ditën e mirë të Mancheste United.

Manchester United ka bërë një hap të madh me këtë rezultat drejt finales. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=cp3x0j24INw&ab_channel=EL95

https://www.youtube.com/watch?v=1tyd113jMq0&ab_channel=ManUnited

 

 

Exit mobile version