Telegrafi

Manchester United – Crystal Palace, formacionet zyrtare

Manchester United do të jetë nikoqir i Crystal Palace në javën e tretë në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq në këtë takim vijnë pas barazimit 1-1 në udhëtim te Wolverhampton Wanderers.

Në anën tjetër skuadra londineze, Crystal Palace ende nuk e ka shijuar fitoren këtë edicion, pasi në dy ndeshjet e para ka marrë vetëm një pik.

Dy trajnerët tanimë kanë publikuar edhe 11 startuese për sfidën që zhvillohet nga ora 16:00 në Old Traford.

Formacionet zyrtare:

Man UTD: De Gea, Wan – Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw, McTominay, Pogba, James, Lingard, Rashford, Martial.

Crystal Palace:  Guaita, Ward Kelly, Cahill, Van Aanholt, Milivojevic, Koyate, Mc Arthur, Schlupp, Zaha, Ayew. /Telegrafi/