Sipas Daily Mail, Manchester United është i hapur për të dëgjuar ofertat prej 45 milionë euro për Marcus Rashford verën e ardhshëm.
Djajtë e Kuq janë gati ta shesin atë për një shumë relativisht të ulët, sepse shitja e të dalurit nga akademia e tyre do të llogaritet si fitim 100 për qind në bilancin e PSR (Rregullat e Fitimit dhe Qëndrueshmërisë).
Por hierarkia e klubit është gjithashtu mjaft pragmatike për të kuptuar se ata mund të mos marrin asnjë ofertë për Rashford në afatin kalimtar të janarit.
Man United mendon se vlerësimi i Rashford është më shumë se përgjysmuar nga viti i kaluar pasi ai shënoi 30 gola në sezonin e parë të Erik ten Hag në krye (edicioni 2022/23).
Djajtë e Kuq mendojnë se sulmuesi anglez nuk mund të luajë më me potencialin e tij më të mirë dhe janë gati ta shesin atë vitin e ardhshëm, nëse ai nuk është në gjendje të tregojë ndonjë përmirësim drastik.
Rashford ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tri asistime në 23 ndeshje për Man United deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/